Sulmi i ushtarëve shqiptarë nga rusët në Gramsh, reagon Ambasadorja Yuri Kim: Jemi me aleatin tonë!

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka reaguar lidhur me incidentin e rëndë të ndodhur pranë uzinës ushtarake të Gramshit, ku dy ushtarë shqiptarë u sulmuan dy shtetas rusë dhe një tjetër ukrainas. Kim shprehet se qëndron pranë aleatëve shqiptarë dhe kërkon zbulimin e përgjegjësive.

“Bisedova me Ministrin e Mbrojtjes Peleshi dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Kingji dhe urova shërim të shpejtë për ushtarakët e plagosur mbrëmë në ruajtje të ovbjektit të ushtrisë.

Ne qëndrojmë në krah të aleatit tonë, ndërkohë që autoritetet investigojnë për të zbuluar faktet dhe të nxjerrin përgjegjësitë”, shkroi Kim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT