VIDEO/ Bomba ishte vendosur në sediljen e shoferit, aleati i Putinit ndërroi makinë në momentin e fundit

Media të huaja kanë publikuar video, ku shihen pamje të momentit të shpërthimit të makinës ku u vra vajza e aleatit të Putinit, 29-vjeçarja Daria Dugin.
Nga video shihet edhe vetë Alexandër Dugin, i shokuar nga ngjarja e rëndë ku para syve kishte makinën e djegur brenda së cilës ndodhej vajza e tij.
Allegedly Dugin at the location where his daughter was assassinated. pic.twitter.com/2dHo6T4I27
— Dmitri (@wartranslated) August 20, 2022
Siç njoftuan hetuesit rusë, brenda mjetit ka pasur një bombë, e cila ishte vendosur nën sediljen e shoferit.
Por, siç u bë e ditur, makina Toyota Land Cruiser ishte e babait të saj dhe ai do të ishte vetë në të, por vetëm në momentin e fundit ndryshoi mendje dhe hipi në një automjet tjetër.
BREAKING: Daughter of Aleksandr Dugin, who is often called "Putin's brain," killed in car explosion near Moscow pic.twitter.com/pSkBK8ENGO
— BNO News (@BNONews) August 20, 2022
Shpërthimi ndodhi të shtunën në mbrëmje në fshatin Bolshiye Vyazyomy jashtë Moskës.
Të dy kishin qenë në një koncert dhe po ktheheshin në shtëpi.
Siç raportoi gazeta ruse 112, 35-vjeçarja Dugina dhe babai i saj 60-vjeçar do të ktheheshin në Moskë me të njëjtën makinë. Por Dugin, që besohet të jetë objektivi i vërtetë i sulmit, vendosi në minutën e fundit të udhëtojë veçmas.