“Manipuluan dhe nxorën sekrete shtetërore”/ Paralajmëron Meta: Do padis Autoritetin e Dosjeve

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat ka deklaruar se më 1 shtator do të ngrejë padi penale kundër Autoritetit të Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit.

“Lidhur me këtë ëndrrën e fundit të pjellave më të neveritshmet të ish Sigurimit të partisë së Kristaqit dhe Kolekës do u them se më 1 shtator, do të padis penalisht autoritetin e manipulimit të dosjeve për shkelje flagrante dhe të vetëdijshme të ligjit organik të dosjeve, për falsifikime të provuara dhe të qëllimshme të dosjes së qytetarit.

Jo vetëm kaq, por dhe për manipulim dhe nxjerrjes se sekreteve shtetërore në publik se ishin materiale të klasifikuar, juristët e mi po punojnë për këtë qëllim”- deklaroi Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT