Ilir Meta video nga Jala, të rinjtë e partisë së tij vazhdojnë traditën

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka publikuar një video nga Jala dhe thotë se pas pesë vitesh, të rinjtë e LSI, tashmë me emër tjetër, do të mblidhen për të mbajtur kampin veror. Një traditë që vazhdon prej vitesh, ama këtë herë do të jetë ndryshe.
“Mirëmbrëma nga Jala të dashur miq! I lumtur të rikthehem pas pesë viteve me të rinjtë e Partisë së Lirisë. PARTIA E LIRISË, PARTIA E RINISË”, shkruan Meta, duke u rikthyer në krye të forcës politike që themeloi vetë gati dy dekada më parë, prej 5 vitesh i shkëputur për shkak të detyrës si President.
Të dashur miq, mirëmbrëma. Ju përshëndes nga Jala. I lumtur të rikthehem këtu pas 5 vitesh, me të rinjtë e Partisë së Lirisë. Parti e Lirisë, Parti e Rinisë”, thotë Meta në videon e mëposhtme. Në orën 21.00, nis në Jalë kampi veror dhe këtë aktivitet mund ta ndiqni drejtpërdrejt në Newsbomb.al.