Jovanoviç: Kosova është e humbur
Paralajmërimi i seancës së radhës në kuvendin e Serbisë për Kosovën, nuk duhet të jetë një tjetër mundësi e humbur, pas së cilës ne do të bëhemi shoqëri edhe më e ndarë, të paaftë për të pranuar të vërtetën që ata mund të fshehin ende, tha sot liderin i LDP-s, Çedomir Jovanoviç, transmeton Zeri.info.
“Kosova është e humbur për shkak të mohimit të realitetin dhe atë që ka ndodhur para syve tanë dhe e vetmja gjë që na mbetet, është përpjekja për të arritur një marrëveshje me shqiptarët e Kosovës që garanton paqe, si në Prishtinë, ashtu edhe në Beograd, si dhe në të gjithë rajonin”, tha ai.
Prandaj, LDP do të marrë pjesë në seancën e së hënës, sepse në Parlament, tha ai, duhet të dëgjohet zërin i atyre që nuk ishin të gatshëm për kompromis, derisa gjithë të tjerët e gënjenin shoqërinë e tyre për shkak të pushtetit dhe mbijetesën politike./ZERI