“Blogerët” hynë në Pashaliman dhe Porto Palermo, Blushi nxjerr fotot: Kryeministri ia ofroi NATO-s si baza të sigurta

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar sërish lidhur me incidentin e shtetasve rusë që tentuan të hyjnë në uzinën ushtarake të Gramshit.

Blushi ka postuar disa foto të vizitës së “blogerëve” në bazat detare të Porto Palermos dhe Pashalimanit, duke thënë se në maj të vitit 2022, kryeministri Edi Rama ia ka ofruar këto baza si të sigurta NATO-s.

“Skandali thellohet çdo ditë dhe vë përpara përgjegjësisë direkte vet Kryeministrin, që në maj të këtij viti ia ofroi NATO-s, Bazën Ushtarake të Pashalimanit, me garancinë e një baze detare të sigurt”, shkruan ndër të tjera Blushi.

Reagimi i plotë:

INSTITUCIONET KANË DËSHTUAR: “Blogerët” kanë hyrë në Pashaliman dhe Porto Palermo! Kryeministri ia ofroi NATO-s në maj 2022 për bazë të sigurtë!

Vetëm dy muaj më parë “blogerë” të huaj, me shtetësi dhe kombësi të panjohur zyrtarisht, kanë hyrë në bazën ushtarake të Pashalimanit.

Këto foto janë një tjetër dëshmi e kapitullimit të institucioneve!

Janë fotot e turpit dhe të papërgjegjshmërisë ekstreme të Kryeministrit, Ministrit të Mbrojtjes, SHISH, Policisë së Shtetit, Antiterrorit dhe çdo strukture tjetër të ngarkuar me ligj për mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare.

Institucionet kanë dështuar për faqe të zezë sepse askush nuk i ka ndaluar, as i ka pyetur dhe as u ka kërkuar sqarime “blogerëve” të huaj që kanë bërë çfarë kanë dashur në Pashaliman, një nga bazat kryesore ushtarake detare të Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s.

Kur “blogerë” apo “turistë” janë të aftë të thyejnë në çdo kohë filtrat e sigurisë të bazave tona ushtarake, të filmojnë dhe të marrin prej andej çfarë të duan, imagjinoni ç’mund të bënin armiq të NATO-s, grupet terroriste apo aktorë të tjerë që duan të dëmtojnë Sigurinë tonë Kombëtare dhe të destabilizojnë rajonin.

Skandali thellohet çdo ditë dhe vë përpara përgjegjësisë direkte vet Kryeministrin, që në maj të këtij viti ia ofroi NATO-s, Bazën Ushtarake të Pashalimanit, me garancinë e një baze detare të sigurt!

📌 http://www.evropaelire.org/…/baza-detare…/31870027.html

Shpërdorimi i detyrës duhet t’i vendosë sa më parë para ligjit të gjithë përgjegjësit! Institucionet nuk kanë funksionuar! Qartësisht kanë dështuar!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT