Rama “lëshon” gojën në ceremoninë e nderimit të Luiza Gegës: Cinikë dhe tallje trapistë

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj ashpër kritikëve në ceremoninë e nderimit për kampionen e Europës, Luiza Gega.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri e lëshoi gojën duke thumbuar kundërshtarët dhe ata që e kanë kritikuar në lidhje me mbështetjen e munguar nga ana e qeverisë për sportin në vend, duke i cil?7suar si “cinikë dhe tallje trapiste”.
“Ti hyn në një kënd shumë specifik si parakumtuese e një Shqipërie ku shumë më tepër vajza dhe djem, do të provojnë të kundërtën e asaj që predikojnë cinikët dhe më falni tallje trapistët me kombin dhe me çdo normën morale dhe etike të traditës shqiptare.
Shumë vajza dhe djem që janë regjistruar në lëvizjen e re olimpike që do të nisë këtë shtator nga shkollat dhe universitetet. Një kalendar që për herë të parë do të ketë lëvizja sportiste në Shqipëri jo thjeshtë për të fituar, por për të ndryshuar në raport me jetën shoqërore dhe gjithë tundimet dhe sfidat që sjell teknologjia.
Të jesh kampione europiane në një vend që pistën e parë të atletikës e ka ndërtuar tani, do të thotë t’i thuash të gjithëve që asnjë sado objektive dhe asnjë distancë nuk të pengon të ngjitesh në majë nëse je i vendosur të ngjitesh dhe të paguash çmimin e sfilitjes, të gjakut dhe djersës”, tha Rama.