E FUNDIT/ Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje sizmike të forta janë ndjerë pak minuta më parë në vendin tonë.
Sipas Qendrës Mesdhetare Sizmologjike bëhet me dije se tërmeti ka pasur epiqendër qytetin e Gjirokastrës.
Ndërkohë IGJEUM vlerëson se tërmeti në Gjirokastër kishte magnitudë me madhësi 3.8 të shkallës Rihter.
Nuk raportohet për dëme në njerëz apo dëme materiale, por njoftohet se tërmeti ka shkaktuar panik tek qytetarët.