Rama publikon fotot, ja si po transformohet sheshi i Çerçizit në Gjirokastër

Sheshi i Çerçizit në qytetin e Gjirokastrës po i nënshtrohet një transformimi rrënjësor ndërsa punimet kanë nisur më shumë se një vit më parë.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale fotot nga punimet në shesh, i cili do  të ketë një hapësirë parkingu nëntokësor me 300 vende, duke lehtësuar ndjeshëm trafikun në rrugët e ngushta dhe me kalldrëm të zonës.

“Mirmëngjes me këto pamje nga kantieri i veprës madhore për transformimin e sheshit të Çerçizit, në një hapësirë këmbësore me një parkim publik nëntokësor prej 300 vendesh, që e kthen zemrën e qytetit muze në një zonë pa makina, e cila së bashku me bajpasin do të mundësojnë zero ndotje në rrugët ekskluzivisht pedonale të qendrës së Gjirokastrës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT