Kritikat se Qeveria s’ka mbështetur sportistët, Rama: Nuk duan t’ia dinë për faktet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbrëmjen e kësaj të marte me një “tweet” duke ju përgjigjur kritikëve se qeveria e tij nuk i ka mbështetur sportistët. Ky reagim merr shkas nga pritja që Rama i bëri sot kampiones Luiza Gega.

Kritikat në rrjet ishin të mëdha. Madje, shumë e akuzuan atë dhe ministrat se po e përdornin Luiza Gegën për të marrë nga shkëlqimi i saj. Për këtë, kryeministri thotë se ata që e kritikojnë nuk di dinë faktet për mbështetjen që marrin sportistët “e kalibrit europian”.

“Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë për faktet mbi çka është bërë, jo sot po prej kohësh tanimë për të mbështetur sportistët e kalibrit europian? Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë as kur kampionia vetë thotë që gjithçka ka ndryshuar në mbështetje të saj? I bëhet si Luiza: Vrapo më shpejt”, shkruan Edi Rama.

Më vonë, pasdite kryeministri shqiptar ka pritur në zyrë boksierin e njohur Florian Marku, i cili më datë 25 gusht do të ndeshet në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Teksa ka shkëmbyer disa batuta e dhurata simbolike me të, Rama ka ftuar shqiptarët të shkojnë ta mbështesin Markun.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT