Kush po e kërcënon avokatin në Tiranë? Tre shpërthime me tritol brenda një muaji, autori i njëjti person

Tirana u trondit mëngjesin e sotëm nga një shpërthim tritoli, që ndodhi në rrugën “Siri Kodra”.

Lënda plasëse ishte vendosur në një ndërtesë dy katëshe, e cila ishte në pronësi të Remzi Ponarit, 60-vjeçari me profesion avokat. Megjithatë, objekti ishte dhënë me qira, ndërsa hetimet kanë zbuluar se godina gjatë një muaji ka qenë shënjestër edhe e dy sulmeve të tjera.

Sa i përket sulmit të sotëm, kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur autori, një djalë rreth 20 vjeç afrohet në këmbë dhe hedh pranë biznesit lëndën plasëse. Efektivë të komisariatit nr. 4 janë duke punuar për të identifikuar autorin dhe vënien e tij në pranga.

I njëjti person e ka sulmuar godinën dhe dy herë të tjera. Herën e parë, ai është afruar me një mjet Mercedes Benz dhe herën e dytë me biçikletë dhe hedh shashka pranë godinës dy katëshe.

Në saj të hetimeve të policisë ka rezultuar se pronari ka disa probleme për pronësinë e godinës. Ndërsa personi që ka marrë katin e parë me qira ka konflikte për shkak të borxheve.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale

Back to top button
LAJMET E FUNDIT