Nafta ulet në bursë, por jo në Shqipëri/ Balluku mbron Bordin: Nuk e vendosin ata çmimin…

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, njëherazi dhe zëvendës kryeministrja Belinda Balluku i ka dalë në mbrojtje Bordit të Transparencës, në lidhje me çmimin e lartë të naftës në vend.

E pyetur nga gazetarët se përse Shqipëria ka çmimin më të lartë në rajon, Balluku tha se diferenca qëndron në faktin se Mali i Zi dhe Maqedonia taksën e karbonit e paguajnë në mënyrë të veçantë, ndërsa Shqipëria e ka të përfshirë në karburant.

Pyetjes se nëse është koha që Bordi i Transparencës të shkrihet, ajo iu përgjigj duke thënë se Bordi nuk rrit e as ul çmimet, por kontrollon dhe bën transparencë publike.

“Bordi nuk ndikon në çmimin e naftës, është për të kontrolluar dhe për të bërë transparencë publike, as nuk e rrisim dhe as nuk e ulim çmimin e naftës. Flitet që çmimi ka rënë në bursa, por është i rremë, çmimi që i referohen zotërinjtë ka të bëjë më çmimin bruto, ndërsa ne i referohemi çmimit të produktit.

E kemi thënë disa herë, kjo është diferenca, taksa e karbonit dhe qarkullimit Mali i Zi dhe Maqedonia e paguajnë në mënyrë të veçantë, në Shqipëri është i përfshirë në karburant”, tha Balluku.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT