“Me Berishën kemi kimi edhe në distancë”, Meta del me teori të re: Prokurorët të zgjidhen nga populli

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur idenë e zgjedhjes së prokurorëve shqiptarë nga populli, një sistem i praktikuar dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ku ka më mirë se prokurorët në Shqipëri të zgjidhen nga populli si në SHBA”, tha Meta në një intervistë për Euronews Albania.

Ndërkohë i pyetur nëse ka nisur bashkëpunimin me Sali Berishën për aksionin opozitar nga shtatori e tutje, Meta tha:

“Ne kemi një kimi dhe në distancë për mua e PL është e rëndësishme të gjithë të bashkohemi për të shpëtuar Shqipërinë nga ky kërcënim i brendshëm dhe i jashtëm”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT