“Hapjen e negociatave e kemi hequr nga axhenda”/ Rama konferencë me kryeministrin e Luksemburgut: Njësoj si floriri…

Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme homologun tij nga Luksemburgu, Xavier Bettel në vizitën e tij zyrtare në vendin tonë.

Rama dhe Bettel kanë mbajtur dhe një konferencë të përbashkët, ku kanë zbuluar disa nga pikat e diskutimit të tyre.

Në fjalën e tij, Rama ndër të tjera falënderoi kryeministrin e Luksemburgut për mbështetjen e Shqipërisë ne hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, ndërsa ka propozuar një takim me Dhomën e Tregtisë në Luksemburg, me qëllim rritjen e investimeve nga kompanitë e Luksemburgut në vendin tonë.

“Unë e falenderova dhe dua ta falenderoj edhe publikisht për faktin se në të gjitha rastet ka qenë avokat i yni edhe kur ne nuk kemi qenë të pranishëm., Dua ta falenderoj që mbajti fjalën me një vonesë relative për të vizituar Shqipërinë.

Më vjen mirë që kjo vizitë përkon me një vit të veçantë për marrëdhëniet tona me Luksemburgun. 100 vite nga njohja që i bëri shtetit shqiptar në vitin 1922. Sot kemi diskutuar për atë që vjen më tutje. Më në fund e kemi hequr nga axhenda e diskutimeve hapjen e negociatave.

Kemi folur për agresionin rus dhe ndajmë të njëjtin qëndrim për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj të drejtë. Kemi folur për vijimësinë e afrimit politik mes BE dhe vendeve që negocionojnë për t’u futur në BE. Kemi diskutuar edhe për marrëdhëniet bilaterale. Luksemburgu ka një peshë të madhe. Njësoj si floriri që është i vogël por e ka peshën shumë të madhe. Dëshirojmë më shumë interes dhe aktivitet nga kompanitë e tyre.

Kryeministri ka propozuar një takim me Dhomën e Tregtisë në Luksemburg. Është shumë e rëndësishme që ne t’i ftojmë duke u përpjekur që të kapërcejmë përmes demonstrimit të fakteve reale barrierën e perceptimit që i pengon të tjerët të vijnë në Shqipëri kur nuk kanë qenë asnjëherë. Nuk dua të zgjatem por dua të shtoj edhe një fakt tjetër. Që në Luksemburg ka një komunitet shqiptar të respektuar. Kryeministri flet me respekt”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT