Zotohet Lefter Maliqi: O e bëjmë këtë vend o ikim fare, me Metën e Berishën e rrëzojmë direkt frikacakun Edi Rama. I njoh mirë ata

Ish deputeti Lefter Maliqi i quan qesharake akuzat ndaj Ilir Metës.
Ai thotë se e njeh mirë ish presidentin dhe nuk e beson që ai ka shkelur ligjin.
Maliqi siguron se dyshja “Berisha- Meta” e rrëzojnë Ramën nga qeveria.
“E njoh mirë Metën. Akuzat janë farsë e radhës. Rama është manjak pushteti. Thotë se do jem si Putin e Erdogan. Ky shenjtan budalla luajti aq bukur dhe tani po komandon me krimin. Por populli e ka kuptuar se ky njeri nuk e ka mendjen tek Shqipëria. Janë rritur çmimet ndërsa pagat janë që në kohën e Sali Berishës ”
Pse ndodhi tani hetimi? Maliqi e ka një shpjegim: “Se lindi opozita. Sali Berisha është sa për 100 Lulë. Nuk është më Monika dhe Ilir Meta është krejt ndryshe. Rama e di shumë mirë që bashkimi Rama-Meta e rrëzon”
Por njeh dhe natyrën e Metës të cilën e quan impulsive.
“Ilir Meta e Berisha ia dinë dobësitë Ramës, po Meta ka natyrën impulsive dhe do të vrasë dy zogj me një gur. Zogun e Tiranës dhe lakuriqin, zogun me qafë të rrjepur të Surrelit”
Shpreson që shtatori të sjellë ndryshim.
“O do bëhet ky vend ose i bie të ikim. Po nuk pati ndryshim në shtator tetor edhe unë do iki. Ky të puth dorën e të mpin gjakun. Rama është frikacak se vetë ai e di fundin. Shpresoj që në shtator të dalin skandalet e përgjimet që ka bërë ky i marri i Surrelit, por ngelet për tu parë në vazhdim”
Shpreson që shtatori të sjellë ndryshimin.
“Rama ka frikë për thirrjen e një proteste në shtator. Ne jemi më keq se viti 1990. Këtu është çdo gjë e kapur” thotë Maliqi në studio me gazetaren Anila Zyberi.