TRONDITËSE/ Pa ushqim dhe pa ujë, 85 emigrantë enden në ujërat e detit Jon! Mes tyre gra dhe fëmijë

Emigracioni është kthyer tashmë në një plagë të pa shtershme dhe jo të kurueshme për vendet të cilat gjenden në luftë apo kushte të vështira ekonomiko-sociale.
Së fundmi një grup refugjatësh nga Irani dhe Iraku rrezikojnë të mbyten në ujërat e detit Jon teksa po lëvizin në një anije të dëmtuar, pa ujë dhe pa ushqim.
Sipas mediave greke, rreth 85 refugjatë kurdë, mes tyre gra dhe fëmijë, u nisën për në Itali për të kërkuar azil politik, por filluan të tërhiqeshin në detin Jon nga era, kur anija e tyre pësoi defekt.
I afërmi i një prej refugjatëve në anije tha se kushëriri i tij, i cili u dënua me 98 vjet burg në Turqi ishte gjithashtu në bord. Ai tha po ashtu se një anije mbërriti, por nuk pranoi t’i ndihmonte, duke i lënë refugjatët duke lundruar në det të hapur dhe në një anije të dëmtuar.