E FUNDIT/ Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen, zyrtari i BE-së jep lajmin

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Eurpian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese.
Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet kosovare, duke hequr kështu pengesat për lëvizje të lirë për shtetasit e Kosovës.
“Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së serbe. Serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre. BE-ja sapo mori garanci nga kryeministri Kurti për këtë”, ka shkruar Borrell në Twitter.
We have a deal.
Under the EU-facilitated Dialogue, Serbia agreed to abolish entry/exit documents for Kosovo ID holders and Kosovo agreed to not introduce them for Serbian ID holders.
(1/2)
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) August 27, 2022