Lëvizja Europiane e serbëve në Kosovë: Vuçiç po ngadalëson…
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, aktualisht kryetare e Lëvizjes Europiane të serbëve në Kosovë, Rada Trajkoviç, është shprehur se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po ngadëlëson qëllimisht hetimet rreth vrasjes së Oliver Ivanoviç.
Trajkoviç, në një intervistë për Radio KIM, ka thënë se publiku dëshiron të dijë të vërtetën se kush e vrau Ivanoviçin dhe se ajo nuk do të heqë dorë nga kjo çështje deri sa të zbardhet e vërteta.
“Është e qartë se ekziston një pengim dhe është e trishtueshme që pengesa ekziston në Beograd, sepse nuk i rekomandojnë Radojiçit që thjesht të dorëzohet dhe të dëshmojë pafajësinë e tij në një proces. Do t’i sigurohej logjistika e shtetit të Serbisë, në sigurimin e avokatëve dhe të gjitha atyre që thonë se i ka siguruar ‘Zyra për Kosovë e Metohi’ për të ndjerin Oliver Ivanoviç derisa ai kishte një proces gjyqësor, e jo ta mbajnë, kurse të gjithë ne jemi fajtorë për diçka. Në fakt, unë sinqerisht dua dhe do të jem këmbëngulëse që të përfundimisht të gjendet kush e vrau Oliverin”, u shpreh ajo.
Sipas Trajkoviç modeli i heshtjes së njerëzve jo vetëm që ka pasoja të tmerrshme, pork jo formë është përgatitje për likuidime të tjera.
Ajo shtoi se vrasja e Ivanoviçit dhe Dimitrije Janiçijeviqit është arsyeja kryesore pse askush nga përfaqësuesit e opozitës serbe nuk është kandiduar në zgjedhjet për kryetar në katër komunat në veri të Kosovës, të cilat janë mbajtur të dielën.