FOTOT: Shikoni si duket parkingu nëntokësor i Beratit, me kapacitet për 200 makina

Parkingu nëntokësor i Beratit është drejt fundit. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë fotot nga punimet në zemër të qytetit.

Rama thotë se parkingu do të ketë një kapacitet prej 200 automjetesh, si dhe do të mundësojë krijimin e një hapësire të madhe për këmbësorët në sipërfaqe.

“Vijon puna për përfundimin brenda këtij viti për Parkimin e Ri Nëntokësor në zemër të qytetit të Beratit, me një sipërfaqe prej 7.600 m2 dhe me një kapacitet për rreth 200 automjete, që do të mundësojë krijimin e një hapësire të madhe këmbësore në zonën rreth qendrës”, shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT