Marrëveshja Kosovë- Serbi/ Stoltenberg porosit Kurtin dhe Vuçiçin: Zgjidhin edhe çështjet tjera…

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar ditën e sotme teksa ka mirëpritur hapur marrëveshjen Kosovë – Serbi për kalimin e lirë nëpër kufi.
Nëpërmjen një posti8mi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, Stoltenberg i ka inkurajuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç që t’i zgjidhin edhe çështjet tjera, duke ua kujtuar se NATO dhe KFOR-i mbesin vigjilentë.
“E mirëpres marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë i inkurajoj presidentin Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin Albin Kurti që t’i zgjidhin çështjet e pazgjidhura përmes dialogut politik”, shkroi ai në Twitter.
“NATO-KFOR mbesin vigjilentë”, shtoi Stoltenberg.