Cilat janë mediat shqiptare, që paguhen nga rusët?

Këtë të diele një kronikë e gazetarit Muhamed Veliu të “Top Channel” sugjeron se Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) ka informacione mbi sponsorizimin e intervistave të rusëve në median shqiptare.

Sipas kësaj kronike, prokurorët, Drejtoria e Antiterrorit dhe SHISH “po analizojnë me kujdes përpjekjen e sponsorizuar nga Rusia javën e shkuar”, për t’u intervistuar nga media shqiptare miqtë e familjarët e dy rusëve të arrestuar në Gramsh, Svetlana Timofeeva dhe Mikhail Zorin.

Në javën që vjen po ashtu thuhet se do të mbërrijnë në vendin tonë tre agjentë special të CIA-s pikërisht për të hetuar mbi këtë çështje.

Dy rusët Svetlana Timofeyeva dhe Mikhail Zorin së bashku me ukrainasin Fedir Alpatov u ndaluan më 20 gusht teksa po përpiqeshin të hynin në një fabrikë ushtarake në Gramsh.

Të arrestuarit u thanë oficerëve të zbatimit të ligjit se po fotografonin objekte të braktisura ushtarake si blogerë. Por autoritetet kanë dyshime të forta se në fakt ata kishin ardhur në Shqipëri me mision sekret dhe ishin të lidhur me agjenturat ruse.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT