U mbajt nën vëzhgim për dy javë/ Si u bë arrestimi i “bosit” të kriptomonedhave, lëvizte me një grup prej 6 personash

Shtetasi turk Faruk Fatih Özer është mbajtur nën përgjim për të paktën 2 javë, duke zbuluar të gjitha lëvizjet e tij bashkë me një grup prej 6 personash.

Përgjimet kanë nisur me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit dhe me vendin të Gjykatës së këtij qarku, gjë e cila ka sjellë edhe zbulimin e vendndodhjes së saktë të Faruk Fatih Özer.

Pas u siguruan se ku fshihej turku i kërkuar ndërkombëtarisht është organizuar operacioni për kapjen e tij.

Pas u siguruan se ku fshihej turku i kërkuar ndërkombëtarisht është organizuar operacioni për kapjen e tij. Faruk Fatih Özer është vënë në pranga në një plazh të Himarës nën shoqërinë e disa personave.

Gjatë aksionit është arrestuar dhe nipi i Armando Dukës, Edevaldo Haxhiu, i cili akuzohet se e ka ndihmuar shtetasit turk të strehohej.

Ndërkohë mediat turke shkruajnë se ka qenë Ministri i Brendshëm shqiptar, Bledi Çuçi i cili njoftoi homologun e tij për arrestimin e Ozer.

27-vjeçari Özer ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon pasi rezulton i dyshuar për mashtrim në shtetin turk nëpërmjet valutës elektronike që kap vlerën rreth 2 miliardë dollarë, ndërkohë që me vete mbante një hard disk me vlerën e 108 milionë dollarëve.

Faruk Fatih Özer, u arratis nga Turqia në 20 prill 2021 dhe u strehua në Shqipëri. Asokohe dolën dhe pamje filmike nga momenti kur ai është akomoduar në një prej hoteleve të Tiranës në shoqërinë e një shqiptari i cili ka deklaruar se nuk e dinte se ai ishte në arrati.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT