Nga konflikti për pronat, te akuzat në Facebook/ Si u kthye në tragjedi sherri mes dy vëllezërve në Tiranë

Një krim në familje ka tronditur Tiranën pasditen e së martës, pasi Arsen (Hamza) Muskurti ka vrarë me armë vëllain e tij Dritan Muskurti dhe kunatën Nora Muskurti.

Mes dy vëllezërve ka pasur një konflikt të vjetër pronësie, ndërsa sherri mes tyre është zhvilluar dhe në rrjetet sociale.

Në profilin e Facebook të autorit të krimit, sheh se ky i fundit ka hedhur një sërë akuzash ndaj vëllait dhe kunatës së tij. Në postimet e autorit shihet se ai dyshon se pas personit me adresë falso që shkruan kundër tij, qëndron kunata e tij Nora Muskurti.

Nga konflikti për pronat, te akuzat në Facebook/ Si u kthye në

Në profilin në adresë të Visjana Dadaj vërehen disa postime në adresë të Arsen Muskurtit, duke e akuzuar atë për lidhje intime jashtëmartesore, gjithashtu edhe për fëmijë të lindur nga marrëdhënie jashtëmartesore.

Ndërkohë, në postimet e tij Arsen Muskurti pretendon se ai e ka denoncuar kunatën dhe vëllain e tij. Gjithashtu ai e akuzon vëllain e tij Dritanin se ka ndërruar emër, pasi ka qenë i dënuar në Itali për prostitucion. Sipas Arsen Muskurtit, Dritan Muskurti e ka pasur emrin Alban.

Nga konflikti për pronat, te akuzat në Facebook/ Si u kthye në

Nga ana tjetër, në profilin në adresë të Visjana Dadaj vërehen disa postime në adresë të Arsen Muskurtit, duke e akuzuar atë për lidhje intime jashtëmartesore, ndërsa e akuzon gjithashtu edhe për fëmijë të lindur nga marrëdhënie jashtëmartesore.

Nga konflikti për pronat, te akuzat në Facebook/ Si u kthye nëNga konflikti për pronat, te akuzat në Facebook/ Si u kthye në

Arsen Muskurti ka pasur një dyqan me lule natyrale, ndërsa vëllai i tij (Viktima) Dritan Muskurti së bashku me bashkëshorten Nora Muskurti kishin një agjenci turistike në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT