1 vit nga largimi i forcave amerikanë/ Talebanët festojnë “ditën e lirisë”, parada ushtarake dhe spektakël fishekzjarresh

Prej një viti, Afganistani ndodhet nën pushtetin e Talebanëve, të cilët arritën të merrnin pushtetin pas largimit të forcave amerikanë nga vendi.

Për të festuar këtë përvjetor, xhihaditët organizoi parada ushtarake, duke i treguar botës “muskujt”, e po ashtu shpalosën një spektakël fishekzjarrësh.

1 vit nga largimi i forcave amerikanë/ Talebanët festojnë

Ushtarët e xhihadit janë fotografuar duke mbajtur armë dhe duke valëvitur flamujt e tyre të bardhë, ndërsa një sërë raketash, raketahedhësish dhe automjete ushtarake parakalonin në qytetet e vendit.

1 vit nga largimi i forcave amerikanë/ Talebanët festojnë

Ata kryen dhe një sërë manovrash stërvitore me armët, ndërsa fishekzjarrëtndriçonin qiellin.

Parada u mbajt në bazën ajrore të Bagram, që shërbeu si qendër kontrolli për trupat e udhëhequra nga SHBA gjatë luftës 20-vjeçare kundër milicisë islamike dhe nëpër rrugët e Kabulit.

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha: “Fishekzjarrët me ngjyra të ndryshme dhe të bukura do të mbahen për të shënuar Ditën e Lirisë”.

1 vit nga largimi i forcave amerikanë/ Talebanët festojnë

Qeveria de-fakto talebane gjithashtu shpalli 30 gushtin si ditë festë publike për të shënuar këtë ditë, tha ministria e punës.

Që prej ardhjes së tyre në pushtet, ata ndryshuan ligjet e Afganistanit, duke i përshtatur ato me ato të xhihadit, duk transformuar jetën e qytetarëve, kryesisht të grave, që thuajse janë përjashtuar plotësisht nga jeta sociale.

1 vit nga largimi i forcave amerikanë/ Talebanët festojnë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT