Rikthehen bastet në Shqipëri? Meta: O delenxhi do të luash bixhoz me popullin…

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kritikuar qendrimin e Ramës për iniciativën për rihapjen e basteve në Shqipëri.
Ai tha se Rama kërkon të gjejë alibi për të rihapur bastet, ndërsa thotë se kryeministri do të luaj bixhoz me të ardhmen e shqiptarëve.
“Është një delenxhi që me shqetësimin për të ruajtur familjet e shqiptarëve nga këto aktivitete kriminale vendosi atëherë mbylljen e basteve dhe tani gjen gjoja një alibi për të ndihmuar sportin. Do të vendosë monopolin për familjen e tij dhe klientelën e tij. Mendon se do luaj bixhoz me të ardhmen e popullit”, tha Meta.
Ndërkohe kryeministri Rama u shpreh sot se aktiviteti i basteve sportive lulëzoi në të zezë online dhe ende ka disa elementë që duhen shqyrtuar.
Ai theksoi se aktiviteti dëgjesa publike kërkuar nga federatat sportive vjen pas një presioni pozitiv që vazhdon prej shumë muajsh nga ana e federatave që publikisht kanë përsëritur në drejtim të qeverisë kërkesën për të konsideruar formalizimin e basteve sportive./abcnews.al/