Samiti i “Open Balkan”/ Rama mbërrin në Serbi, pritet ne aeroport nga kryeministrja e vendit (VIDEO)

Kryeministri i vendit Edi Rama ka mbërritur paraditen e sotme në Beograd për samitin e radhës të “Open Balkan”.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë Rama, i cili ndarë një video në Facebook, ku shihet teksa bret në aeroport, ku është pritur nga kryeministrja serbe Ana Brnabiç.
Kujtojmë se “Open Balkan” mblidhet nesër për të finalizuar marrëveshjen për tregtinë pa kufizime të ushqimeve. Samitin do t’i paraprijë Panairi Ndërkombëtar i Verës që do të eskpozohet për 4 ditë në kryeqytetin serb.