Pas shkarkimit të Nanos, deputeti socialist kërkon reformë rrënjësore: Ndryshim në nivelin e ekzekutivit, hezitimi në nivelin LOKAL, i pafalshëm

Deputeti socialist Petro Koçi, njëherazi anëtar i Komisionit të Sigurisë Publike në Kuvendin e Shqipërisë, nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, ka shprehur admirim publik për qëndrimin sipas tij dinjitoz të kryepolicit Gledis Nano.

“Situata e krijuar e justifikon lëvizjen. Sidoqoftë mesazhi i dhënë nga Nano mbetet ndërtues ndaj pasardhësit. Për këtë e përshëndes”, shkruan Koçi.

Por, më pas ai kërkon që ndryshimi të ndodhë në çdo nivel ekzekutiv, e sidomos në ato të shërbimit ndaj qytetarit. Duke vërejtur se pushteti lokal heziton ta bëjë një gjë të tillë. Petro Koçi është deputet i qarkut të Fierit dhe nuk është hera e parë që kërkon ndryshime në nivelin lokal.

Shënimi i plotë i Petro Koçit:

Deklaratën e Gledis Nanos e gjykoj dinjitoze. Dëshmonte dhe një herë arsyet pse ishte përzgjedhur për të drejtuar organizatën e policisë shqiptare. Zakonisht të shkarkuarit bëjnë heroin për veten dhe akuzuesin për shkarkuesit. Ai nuk bëri as njërën, as tjetrën. Nuk u ankua. Vetëm shqiptoi në publik parimet mbi të cilat kishte ndërtuar realizimin e detyrës. Situata e krijuar besoj e justifikon lëvizjen. Sidoqoftë mesazhi i dhënë nga Nano mbetet ndertues ndaj pasardhësit. Për këtë e përshëndes. Mendoj që fryma e ndryshimit duhet të shtrihet sidomos në nivelin e ekzekutivit që kryen shërbimet kryesore ndaj qytetarëve. Hezitimi në nivelin vendor të qeverisjes është i pafalshëm.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT