“Sfidoi kryeministrin”, Hoxha tregon se si i bleu Martinaj dy vila përballë shtëpisë së Ramës

Gazetari Artan Hoxha nxjerr në pah edhe një episod tjetër, i cili sipas tij ka ndikuar shumë në “prerjen e biletës” ndaj Ervis Martinajt.

Sipas tij, gjatë vitit 2017-2018 Ervis Martinaj blen dy vila në zonën e Surrelit, pikërisht përballë vilës së kryeministrit Rama. Madje, gazetari shton se edhe Martinaj, edhe Rama lëviznin me eskorta në të njëjtën zonë duke rrezikuar që edhe të përplaseshin ndonjëherë.

“Fakti që Martinaj shkoi dhe iu vendos Kryeministrit m’u përballë dhe u mor si lloj sfidë”, tha Hoxha duke shtuar se episodi tjetër ishte masakra e ish-Bllokut në tetor 2018. Në atë episod u plagos Martinaj dhe u vra një prej personave të afërt të tij.

Po ashtu, gazetari shprehet se Ervis Martinaj ishte përplasur fizikisht me dy biznesmenët më të fuqishëm në Shqipëri.

“Ka ndodhur një vrasje në një prej restoranteve më të njohura përballë kryeministrisë”, tha Rama duke kujtuar edhe vdekjen e një gardisti në atë kohë.

Hoxha u ndal edhe të një plan për të ngritur një kompani të re bastesh të quajtur “Bast Arena”, gjë e cila sipas tij do ta nxirrte komplet nga loja Martinajn.

“Tre personave që donin të futeshin te kjo kompani iu ështrë dërguar SMS ku iu kërkuar që të mos ndërhynin në këtë treg. Të gjithë pjestarët e kësaj kompanie u kontaktuan dhe iu tha se nëse ju futeni aty do të keni pasoja”, tha Hoxha duke shtuar se të gjitha këto episode, krahas konflikteve me grupet e tjera kriminale bën që përballë tij të krijohen një skuadër vrasësish profesionistë me financa të mëdha për ta eliminuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT