Ministria e Brendshme: Hysenbelliu po manipulon publikun! E vërteta e lejes për resortin në Golem

Ministria e Brendshme ka dalë sërish me një reagim sa i përket aksionit në Golem.

Ajo shprehet se mediat e zotit Irfan Hysenbelliu po manipulojnë opinionin publik.

MB ka publikuar edhe lejen e objektit Prestige Resort.

Ja reagimi i plotë:

Pretendimi i mediave të zotit Irfan Hysenbelliu se ndërhyrja e sotme e IKMT është e paligjshme pasi resorti paska leje të miratuar është një tjetër manipulim i opinionit publik.

Dokumenti i nxjerrë në mediat në fjalë me firmën e kryeministrit Edi Rama si kryetar i KKT provon të kundërtën e pretendimit.

Leja është një leje me kusht, ku thuhet qartësisht se dokumenti i lejes së ndërtimit do të jepet vetëm pasi tē plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe të paguhen taksat përkatëse.

Asnjëri nga kushtet nuk është plotësuar dhe sot zoti Irfan Hysenbelliu i detyrohet shtetit dhe qytetarëve kthimin e sipërfaqeve të zaptuara si edhe borxhin financiar nga mospagimi i taksave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT