Opozita dënon njëzëri aksionin e IKMT-së te “Prestige Resort”: Mënyra si qeveritë autoritare mbajnë nën kontroll mediat

Kompleksi “Prestige Resort” në Golem të Kavajës është kthyer sot në shënjestrën e radhës së IKMT, edhe pse ka dy vite që funksionon normalisht duke pritur turistë të shumtë, madje dhe afganë që qëndruan për strehim në Shqipëri për disa muaj.

Shkak i rruspave të IKMT-së sipas pronarëve të resortit, është sulmi që qeveria po ndërmerr ndaj pronarit të Prestige Resort, Irfan Hysenbelliu. Kur fadromat shkuan atje mëngjesin e sotëm, administratorja e kompleksit deklaroi se qeveria “Rama” kërkon ndryshimin e linjës editoriale të medias.

Opozita njëzëri e ka dënuar këtë aksion të Inspektoriatit Ndërtimor, duke e konsideruar nmjë sulm të qeverisë pasi televizioni News 24 vendosi t’i japë më shumë hapësirë opozitës në denoncimet e saj. Deputetë, ish-deputetë e politikanë të tjerë të opozitës thonë se Qeveria Rama po tenton të mbajë nën kontroll mediat.

Agron Shehaj

Pasi persekutoi gazetarë, mbylli emisione dhe televizione, Rama po kërkon të mbyllë News 24 dhe Ballkanweb. Për sa kohë kjo media ka qenë kritike në nivele të pranueshme nga Rama, askush nuk e ka shqetësuar me kontrolle. Në momentin që sipas Ramës e kaloi kufirin dhe i dha hapësirë opozitës së vërtetë, automatikisht fillon presioni i pushtetit për t’i mbyllur gojën.

Kjo është mënyra tipike si qeveritë autoritare mbajnë nën kontroll mediat. Mediat pro qeveritare i mbajnë me para, ndersa me mediat e tjera “zbatojnë” ligjin sipas interesave të momentit. Mos bini në grackën e Ramës. Niveli i mediave në Shqipëri nuk është përfekt, përkundrazi, por më mirë një media Jo perfekte dhe pak e lirë se sa një media e mbyllur apo nën kontrollin e Qeverisë.

Mesazhi që Edi Rama po u jep mediave me sulmin e sotëm ndaj News 24 është i qartë. Kush ëdhtë me mua fiton para dhe privilegje korruptive shtetërore. Kush është kundër meje asgjesohet nga dhuna e pushtetit.  Ky model korruptiv dhe i papranueshëm i nënshtrimit të medias duhet të marrë fund.  Nuk mund të ketë demokraci pa media të lira, dhe pa demokraci nuk ka mirëqenie.

Erisa Xhixho

Një shtet me sjellje gangsterësh që dëmton biznesin në mes të sezonit turistik.  Një shtet që në mënyrë të paligjshme tmerron jo vetēm turistët e huaj e vendas, por hedh në rrugë punëtorët që ushqejnë fëmijët me punën në këtë biznes.

“Më mirë skllave në Europë se qytetare në këtë vend”, thotë një pushuese emigrante. Kaq mjafton për të kuptuar sa të pajetueshëm e ka bërë këtë vend kjo qeveri banditësh. Çdo koment tjetër është i tepërt! Dëgjoni fjalët e kësaj zonje.

Enkelejd Alibeaj

Ndërhyrja e IKMT në resortin “Prestige Restort” është një ngjarje që kërkon transparencë të plotë dhe të qartë për arsyet si dhe për momentin kur në të ndodheshin ende pushues.  Zbardhja e motiveve të vërteta të këtij akti të qeverisë qartëson dhe arsyet e vërteta të kësaj ndërhyrjeje, përsa kohë pronari i resortit është dhe drejtuesi i një prej mediave më të mëdha në Shqipëri.

Pikërisht kjo mund të jetë dhe zanafilla e vërtetë e sulmit ndaj pronës në këmbim të ndryshimit të linjës editoriale të medias News 24 dhe Panorama. Edi Rama është tashmë i njohur botërisht si dhunues i fjalës së lirë dhe gazetarëve. Kjo e sotmja është vetëm një akt më shumë në vazhdën e presionit dhe sulmeve të këtyre 9 viteve ndaj medias së lirë dhe gazetarëve.  Ne dënojmë ashpër këto sulme dhe i bëjmë thirrje qeverisë të heqë dorë nga aktet që cënojne lirinë e medias në Shqipëri.

Flamur Noka

Armiku i popullit dhe i partisë. Në fillim e miraton lejen pastaj e prish.  Sipas rendit ha, pi, përmbys kupën. Një lugë çorbë me të e vjell gjithë jetën. Të bën armik e të lëshon gjithë shtetin kundër. Se shtetin e ka mjet për të arritur qëllimin. Asgjë më shumë.

Jorida Tabaku

Pamjet e mengjesit të sotëm me policinë e shtetin pranë një biznesi privat të grupit të mediave News 24 dhe Panorama ishin trishtuese dhe tregojnë fytyrën e vërtetë të qeverisjes! Historia e qeverisë që turret për të shembur biznese që deri dje i ka konsideruar mikpritëse vetëm përse linjat editoriale të mediave nuk ndjekin urdhërat e qeverisë është një film parë më herët.

Një film që ka shkuar deri në gjykatën e Arbitrazhit dhe që ka sjellë më tej një media përherë e më të kapur dhe vetëcensuruar. Fatkeqësisht qeveria vazhdon të përdorë mjete totalitare për të vendosur drejtësinë e saj vetëm përse media nuk i përgjigjet interesit dhe oreksit të qeverisë. Kjo është tragjedia e lirisë së medias dhe lirisë së bërit biznes ne shqiperi!

Sulmet politike ndaj biznesit e medias, presioni ndaj gazetarëve, ndaj atyre që denoncojnë korrupsionin është tipari tipik i regjimeve autokratike! Kjo që po ndodh sot, nesër mund ti ndodhë kujtdo! Nesër vjen te dera jote!

Klevis Balliu

Pas denoncimeve nga News 24 për vjedhjet masive në administratën publike dhe pazaret me punësime të paligjshme dhe nepotike, regjimi bën presion direkt ndaj pronarit të medias duke sulmuar bizneset e tij. Më konkretisht aty ku u mirëpriten afganët e famshëm, Edi Rama sot çon rruspat e Dallandyshes.

Në fakt Dallandyshja u afirmua në këtë pozicion si njeriu dhe zëri i Shullazit në këtë institucion. Por nuk duhet të harrojmë edhe faktin kur Rama shëtiste tek Prestige Resort dhe e vleresonte si biznes, a nuk kishte probleme në atë kohë Prestige? E vërteta është se Prestige Resort nuk ka asnjë problem, por ky është sulm i pushtetit.

Ky nuk është sulm ndaj Irfan Hysenbelliut por është një mesazh i pastër dhe kërcënues ndaj çdo medie të lirë. Nëse sulmon regjimin e Edvinit të grabisin biznesin dhe shtëpinë, të marrin pronën dhe madje dhe jetën. Është e nevojshme të bashkohemi të gjithë për të shkallmuar këtë regjim kriminal që vjedh shqiptarët dhe shkatërron këdo që denoncon vjedhjet e pushtetit ndaj qytetarëve.

Petrit Vasili

Shikoni banditet dhe horrat e Edi Rames, qe shkaterrojne Prestige Resort dhe qindra turiste shumica te huaj qe jane shokuar nga keto pamje te perbindshme. Vazhdon masakra e maskarenjve te Edi Rames. Harroni cdo iluzion per keta pisa qe qeverisin. Vetem nje zgjidhje ka: Populli t’ju vere fadromen Edi Rames dhe bandes se tij qe te shpetoje vehten, pronen dhe lirine.

Flutura Açka

Zonja Bici po i “kuron” Ramës bycin. Sulmi mbi Prestigj resort është sulm i hapur mbi turizmin shqiptar, brutalizëm i kamufluar mbi median e lirë dhe parathënie e një platforme për vjedhjen e zgjedhjeve të radhës. Fjala e lirë është byc në sytë e diktaturave, veçmas e atyre që e fyejnë median si kazan. Mirë të tjerat, por me pemët ç’ke?

Back to top button
LAJMET E FUNDIT