Rama thirrje BE: Mbyllje që në orën 10 si në kohën e pandemisë, mos përsërisni turpin, ja kërkesa që do i dërgojmë Brukselit

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat nga Beogradi ka folur për situatën e vështirë që pritet të kalojmë gjatë muajve në vijim për shkak të krizës së energjisë elektrike.
Rama bëri me dije se Bashkimi Europian ka ndërmarrë plane për shkurtimin e energjisë elektrike duke filluar pas orës 10 të darkës, plane të cilat janë diskutuar ditën e sotme dhe në mbledhjen me krerët e vendeve të rajonit.
“E tha Vuçiç ky dimër ka gjasë të jetë më i vështiri që kemi hasur në gjithë këto vite dhe këtu në Ballkan në të gjitha vendet tona nuk është se kemi pasur dimra të lehtë. Sot që flasim në Kosovë ka orë të tëra ndërprerje energjie, ndërkohë edhe në vende si Britania, Franca po paraqiten plane shkurtimesh të energjisë që duken si të dala nga kapitujt e një libri por jo nga realiteti i BE. Plane që përfshijnë fikjen e dritave pas orës 10 të darkës në rrugë në vitrina dyqanesh që do të thotë mbyllje të çdo aktiviteit, restorantesh, klubesh, që do të thorë mbyllje e orës 10 si në kohën e pandemisë për të kursyer energji elektrike”, tha Rama ndër të tjera.
Gjithashtu kryeministri bëri me dije se së bashku me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, do i dërgojnë një letër Brukselit ku do i kërkojnë një financim ekstra për përballimin e kësaj situate.
Fjala e plotë e kryeministrit:
Të flas në mënyrë sa më përmbledhur duke qenë se kemi folur edhe më pare edhe për ti dhënë mundësi të gjithë të pranishmëve që përfaqësojnë mediat e të gjtha vendeve tona të bëjnë pyetjet e tyre. Dua ta ritheksoj edhe njëherë që dje ka qenë dita më e bukur e Ballkanit të Hapur mund të kishte qenë një ditë tipike e keqe për ballkanin në tërrësi dhe në vend se të hapnim dyert për njerëzit e punës për njerëzit e tokës, për njerëzit e prodhimit të ushqimit dhe për shumë të tjerë nga e gjithë bota mund ti kishim hapur dyert një lajmi tejtër të keq për tension, konflikt, rrezik lufte. Fatmirësisht ka ndodhur e para. Kemi zgjedhur të shohim pra të afrojmë njerëzit më shumë me njëri tjetrit të kuptojmë njëri tjetrin tëk rijojmë mundësi për tu futur në këpucët e nëjri tjetrit. Gjerat që kemi për të zgjidhur ti zgjidhim me durim dhe pa harruar që kemi kaq shumë gjëra për të cilat duhet të bashkëpunojmë.
E tha Vuçiç ky dimër ka gjasë të jetë më i vështiri që kemi hasur në gjithë këto vite dhe këtu në Ballkan në të gjitha vendet tona nuk është se kemi pasur dimëra të lehtë. Sot që flasim në Kosovë ka orë të tëra ndërprerje energjie, ndërkohë edhe në vende si Britania, Franca po paraqiten plane shkurtimesh të energjisë që duken si të dala nga kapitujt e një libri por jo nga realiteti i BE. Plane që përfshijnë fikjen e dritave pas orës 10 të darkës në rrugë në vitrina dyqanesh që do të thotë mbyllje të çdo aktiviteit, restorantesh, klubesh, që do të thorë mbyllje e orës 10 si në kohën e pandemisë për të kursyer energji elektrike. Kemi diskutuar për çfarë po na kushton mos çuarja e kësaj krize.
Ne Shqipëri kemi marrë një vendim që unë nuk jam i bindur akoma se është shumë ambicioz apo krejt i çmendur për të mo e prekur çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familajrë dhe për bizneset e vogla dhe sot vazhdojmë të kemi të njëjtin çmim. Kjo do të thotë qindra miliona euro që dalin nga arka e shtetit për të mbuluar shpenzimet, kostot. Çështja është sa gjatë do të vazhdojë kjo histori, por mund të ksh paratë dhe nuk mund të kesh energji ku për ta blerë dhe prandaj na duhet ky bashkëpunim dhe unë përfitoj nga rasti sot që ti drejtoj BE apelin e përsëritur që të mos bëjë me ne turpin që bëri në kohën e pandemisë. E mbajnë mend të gjithë shumë mirë se si vendet e ballkanit u detyruan të vrapoonin në Kinë, Rusi, Tutri për të filluar operacionin e shpëtimit të infermierëve mjekëve dhe pastaj të tjerëve me rahdë për vaksinim sepse BE u mbyll dhe pa vetëm brenda mureve të keshtjellës së vet. Fatmirësisht të gjithë liderët e BE e kanë pranuar që ky ka qenë një turp, mbase jo me këtë fjal, por e kanë pranuar.
Do i drejtohemi me shkrim Brukselit, të tre së bashku do pranonim dhe firmën e tre vendeve të tjera që do duhet ti bashkohen kësaj kërkese për ti kërkuar të njëjtën gjë për ne një mbështeetje financiare ekstra, përveç mbështetjes buxhetore. Kemi para 7 muaj shumë të vështirë dhe për Shqipërinë kjo do të thotë për rastin më të mirë afër gjysëm miliardi euro që do të shkojmë për tëm bajtur sistemin dhe për të mbështetur konsumatorët. Shpresoj të na dëgjojnë dhe të mund jemi dhe ne pjesë e ndarjes e kësaj përgjegjësie dhe e fundit kemi firmosur marrëveshje të tjera dhe jemi realisht opotimist, ka shumë më shumë potencial , ne duam të fusim tani dhe zgjerimin e investimeve duke bashkuar ekeperiencat tona dhe tëkrijojmë një kompani të përbashkët investimesh, agjencia e Ballkanit të Hapur për investimet e huaja.