Pa spiunë e zyrtarë të PPSH/ Bashkë kundër Metës e Berishës: PS e PD pro-SHBA, dritë jeshile nismave për ligjet e reja

Në nisje të sesionit të ri parlamentar, është mbledhur sot Konferenca e Kryetarëve për miratimin e programit të punës dhe kalendarin e punimeve të Parlamentit.

Keshtu, socialistët dhe demokratët që mbështesin linjën amerikanë e nisën më këmbën e mbarë sesionin e ri parlamentar.

Armiku i armikut tim është miku im, dhe armiku politik i përbashkët është Meta dhe Berisha.

Ky rregull i pashkruar duket se bëri bashkë  të majtët dhe te djathtët në Konferencën e Kryetarëve, të cilët i dhanë dritën jeshile nismave respektive ligjore që parashikojnë ti  japin fund karrierës politike të personave që kanë qenë në të shkuarën bashkëpunëtorë të ish-sigurimit të shtetit apo të favorizuar prej tij.

Socialistët që gëzojnë shumicën ne Konferencën e Kryetareve i dhanë dritën jeshile tri nismave te  propozuar nga grupimi Alibeaj; Shpalljen muze kombëtar të burgut  famëkeq të Spaçit dhe Tepelenës,  dekomunistizimin e shoqërisë dhe deklasifikimin e dosjeve te ish+sigurimit te shtetit dhe në këtë pikë duket se demokratët  që mbështesin Enlekejd Alibeaj bien dakord me mazhorancën socialiste, e cila kërkon peshkimin  sa me të shpejtë të bashkëpunëtoreve të ish sigurimit të shtetit për t’i nxjerrë jashtë Parlamentit dhe Politikës.

Por,  pasojat e ndryshimeve ligjore të propozuara nga socialistët nuk bien vetëm mbi një person të përveçëm por edhe mbi forcën politike  që ai drejton pasi nëse kryetari i partisë rezulton të jete ne dosjet e sigurimit te shtetit   dhe nuk zbaton ligjin  rrezikon që subjekti politik që ai drejton te shpërbehet.  Me 5 shtator ligjvënësit rikthehen në ringun e tyre politik pas verës përvëluese, por vjeshta parashikohet edhe me e nxehtë. Ilir Meta nuk e komentoi dakordësine e parë të  socialisteve dhe demokratëve në nisje të sesionit te ri parlamentar por duket e nuk është i lumtur për një bashkim forcash dhe numrash në Parlament për largimin e tij dhe te Sali Berishës nga politika.

“Opozita do ti përgjigjet dhëmb për dhëmb e do ti shkulë çdo dhëmb e dhëmballë të korruptuar. E dimë guximin e lepurushit Edi Rama. Opozitën do të ketë përballë“- tha Meta./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT