Braçe jep lajmin: Do hiqet dyshemeja e vendosur e prodhimit vendas të birrës, do paguajnë njëlloj të gjithë

Erion Braçe reagoi mesditën e sotme me një twitter duke shprehur kënaqësinë se amendamenti që ai ka propozuar që në 2015 për akcizën për birrën, do të merret në konsideratë. Amendamenti kishte të bënte me heqjen e dyshemesë së prodhimit në sektorin vendas, raporton newsbomb.al.

Braçe thotë se ka vite që e ka propozuar dhe ka marrë vetëm 8 vota, por tani po i thonë se do ta marrin në konsideratë dhe e ka miratuar edhe FMN.

“Jam i gëzuar. Sot më thanë se amendamenti im i përsëritur nga 2015 disa herë, për pragjet e akcizës së birrës, një favor fiskal i personalizuar që çoi evazionin lart, për grupin parlamentar e qeverinë tani vlen. Madje më thanë që e ka rekomanduar edhe FMN. Nuk do kem më tetë vota” shkruan Braçe.

Por çfarë është ky amendament?

Që kur qeveria dërgoi projektbuxhetin në parlament në fund të vitit 2021, dhe bashke me të edhe paketën fiskale, parashikohet se prodhuesit vendas të birrës nuk do të paguanin asnjë taksë deri në një farë niveli prodhimi, në mënyrë që të stimulohej prodhimi vendas.

“Më vjen turp që jemi në këtë parlament dhe nuk kemi miratuar heqjen e favorizimit për birrën” deklaronte Braçe në komision atëkohë. Rishikimi i akcizës për birrën ishte kërkesë e FMN që atë kohë por u hodh poshtë nga qeveria.

Është një fashë që për një kapacitet prodhues nën 200 mijë hektolitra, industritë paguajnë 15 lekë për litër, ndërsa kur kapaciteti është mbi 200 mijë hektolitra, atëherë kompania që importon ose prodhon mbi këtë kapacitet paguan 30 lekë për litër akcizë, dyfish.

Nëse ky amendament do të hyjë në fuqi, atëherë prodhuesit vendas të birrës, Birra “Tirana”, “Korça”, “Stela” etj, do të paguajnë akcizë njëlloj, pa pasur një prag prodhimi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT