3.4 milionë persona mund të votojnë, vetëm 2.1 milionë jetojnë në Shqipëri

Ministria e Brendshme ka publikuar listën e personave me të drejtë vote në vendin tonë.

Sipas Ministrisë, në zgjedhjet e 30 qershorit kanë të drejtë të votojnë 3.45 milionë persona të cilët janë mbi 18-vjeç.

Por sipas një studimi të Pew Research Center mbi emigracionin, rreth 41% personave me shtetësi shqiptare të moshës madhore (18 vjeç e sipër) jetojnë në vende të tjera të botës (Greqi, Itali, SHBA, Gjermani, etj.).

LEXO DHE :  Horoskopi i datës 27 maj 2019

Sipas këtyre të dhënave në Shqipëri jetojnë vetëm 2.1 milionë zgjedhës, ndërsa 1.44 milionë te tjerë jetojnë jashtë.

Nga ana tjetër edhe INSTANT ka publikuar shiftra përafërsisht të njëjta, por sipas INSTANT në vendin tonë jetojnë 2.2 milionë zgjedhës, përfshirë edhe shtetas të huaj me banim në Shqipëri./ I.M-Dritare.net

Back to top button
LAJMET E FUNDIT