Si ndodhi atentati ndaj dy policëve në Vlorë, PAMJE nga vendngjarja

2 punonjës policie kanë rënë pre e atentatit mbrëmjen e sotme në Vlorë, teksa po lëviznin me makinën e tyre private.

Policia njoftoi se njëri prej efektivëve ishte punonjës i Patrullës së Përgjithshme kurse tjetri punonjës i Policisë Kufitare. Për fat të mirë, asnjëri prej tyre nuk ka marrë plumba duke i shpëtuar të shtënave.

Mësohet se dy punonjësit e policisë nuk ishin në shërbim gjatë momentit kur është qëlluar ndaj tyre. Autori po qarkullonte më nj automjet tip “Volswagen”, ndërsa ka hapur zjarr ndaj efektivëve teksa ishte në lëvizje. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja.

Këto janë pamje ekskluzive nga vendngjarja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT