Paralajmërim apo tentativë për vrasje? Çfarë ndodhi në Vlorë, zbardhet dëshmia e dy efektivëve

Nako Mehmetaj dhe Anxhelo Breshanaj ishin dy efektivët ndaj të cilëve u qëllua me 5 plumba mbrëmjen e sotëm në Vlorë.
Dy efektivët ishin jashtë shërbimit dhe po lëviznin me mjetin e tyre privat, një makinë tip “Audi”. Mësohet se makina e atentatorit ka ecur paralel me ta duke hapur zjarr. Ai ka qëlluar të paktën 5 herë në pjesën e përparme të automjetit dhe më pas dyshohet se është larguar në drejtim të Lumit të Vlorës.
Dyshimet paraprake janë se atentati ka qenë një mesazh paralajmërues për dy efektivët, për shkak se makina e autorit nuk është ndalur për t’u siguruar se plumbat do të kapnin një nga policët por është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Efektivët kanë thënë se nuk kanë asnjë konflikt dhe nuk kanë pasur përplasje të mëparshme, duke e bërë të vështirë identifikimin e mundshëm të autorit.
Polcia po siguron edhe pamjet e sigurisë të bizneseve në zonë, ndërkohë që po bëhet verifikimi i pronësisë së automjetit që u bë shënjestër e plumbave.