MISTER zhdukja e biznesmenit shqiptar në Greqi, faktet që dihen deri më tani

Një biznesmen shqiptar në Greqi babai tre fëmijëve prej pesë ditësh rezulton i zhdukur. Kanë qenë familjarët e 46-vjeçarit Xhani Topalli ata që të shqetësuar kanë bërë denoncimin në Polici në rajonin e Rodosit.
Topalli cilësohet si një kontraktor i njohur në fushën e ndërtimit dhe zhdukja e tij po kthehet në një thriller të vërtetë. Sipas “Dimokratiki tis Rhodes”, punonjësit e policisë që po kryejnë një hetim të plotë, gjetën makinën e tij Honda CRV 4×4 me xhamat e hapur dhe pa çelësa në Kalythies, në një pikë mermerësh në zonë.
Një dëshmitar ka parë makinën në vendngjarje që prej mëngjesit të së hënës, ndërsa nga hetimet në kompaninë e celularëve u zbulua se celulari i tij ka pushuar së funksionuari në mbrëmjen e së dielës.
Ndërkohë ka një deklaratë nga një ushtar që thotë se Topalli ka qëndruar në zonë në të njëjtën ditë dhe orë.
“Dimokratiki tis Rhodes” gjithashtu raporton se për shkak të punës së tij kishte llogari të hapura dhe po përpiqej të mblidhte detyrimet, ndërsa është për t’u habitur fakti që 46-vjeçari nuk iu përgjigj një takimi që kishte të hënën në mëngjes me një hotelier. Ky i fundit do t’i paguante 30.000 euro për punën që kishte bërë. Hotelieri e kërkoi dhe kontaktoi me njerëz të njohur të Topallit, por askush nuk e di se ku ndodhet 46-vjeçari. Nga kontrolli i kamerave u zbulua se ai ishte nisur drejt zonës, ku do të zhvillohej takimi.
Shqiptari për herë të fundit është parë mbrëmjen e 28 gushtit. Sipas familjarëve ai ka qenë atë mbrëmje me miqtë e tij. Ata kanë tentuar disa herë që t’i telefonojnë për telefoni i ka dalë i fikur duke alarmuan familjarët e tij.
Sipas “ABC news”, të gjitha portat e daljes nga ishulli u kontrolluan.
Zhdukja e tij ka shkaktuar shqetësim te familjarët dhe miqtë. Bashkëshortja dhe vëllai i tij, të shoqëruar nga avokati i tyre, njoftuan Prokurorin Publik, drejtorin e Drejtorisë së Parë të Policisë Dodekanez dhe efektivët e Nëndrejtorit të Sigurisë Rodos dhe AT Archangelos.
Kujtojmë se 46-vjeçari kishte qenë aty pasditen e së dielës me një grup shokësh dhe ishte larguar në mbrëmjen e së njëjtës ditë për të takuar hotelierin.
Nga kontrolli i kamerave u zbulua se ai ishte nisur drejt zonës. Të gjitha portat e daljes nga ishulli u kontrolluan (Kolonas dhe porti Akadia dhe nisjet nga aeroporti), por asgjë nuk doli.