VIDEO/ Lulzim Basha sërish në Holandë, filmohet me gruan në një kantier ndërtimi

Pas largimit nga kreu i PD, Lulzim Basha i ka patur të pakta daljet në publik në muajt e fundit.

Duket se sezonin e pushimeve ish-lideri demokrat e ka kaluar jashtë Shqipërisë.

Ditën e sotme në media po qarkullon një video ku shfaqet Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela pranë një kantieri ndërtimi në Hollandë.

Pamjet kanë bërë sot xhiron e rrjetit por nuk dihet nëse janë aktuale apo të xhiruara kohë më parë.

Rikujtojmë bashkëshortja e tij Aurela përveç shqiptares, ka shtetësi hollandeze dhe e ndan jetën midis dy vendeve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT