Në rast rreziku apo sulmi masiv, Shqipëria “mund t’i çojë të dhënat në një shtet tjetër”

Pas bllokimit të 1200 shërbimeve publike online, prej sulmit kibernetik nga jashte vendit, qeveria miratoi aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin e dytë të konventës për krimin kibernetik mbi bashkëpunimin e zgjeruar dhe zbulimin e provave elektronike të Komisionit Evropian.

Protokolli i përpiluar në Strasburg, parashikon krijimin e ekipeve të përbashkëta investigative mes ekspertëve europianë dhe shqiptarë, për të lehtësuar hetimet ose procedimet penale. Pavarësisht rikthimit në normalitet të shërbimeve publike online, gjetja e provave elektonike për të zbuluar hakerat që sulmojnë hapësirën virtuale, është prioritet i konventës europiane, me qëllim përmbylljen e plotë të hetimeve dhe përgjigje efektive të drejtësisë penale.

Gjithashtu Komisioni Europian pritet të sigurojë të gjitha masat e duhura teknologjike, fizike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave personale, veçanërisht kundër humbjes së aksesit ose shkatërrimit të paautorizuar të të dhënave.

Në momentin e parë, ku konstatohet një incidenti sigurie, në të cilin ekziston një rrezik, Komisioni Europian do të vlerësojë menjëherë përmasën e krimit kibernetik dhe do të ndërmarrë masat e duhura. Shqipëria mund t’i transferojë të dhënat personale një shteti apo një organizate tjetër ndërkombëtare vetëm pasi ka marrë autorizimin paraprak.

Në klauzolat e protokollit thuhet se “me qëllim ruajtjen e informacioneve konfidenciale, Shqipëria do të mund të transferojë të dhëna vetëm nëse ekziston një marrëveshje ndërkombëtare reciproke që krijon një kornizë gjithëpërfshirëse, e cila është e zbatueshme për transferimin e të dhënat personale për qëllimin e parandalimit, zbulimit, hetimit dhe ndjekjes penale të veprave penale, dhe që parashikon që përpunimi i të dhënave personale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT