“Sot votohet ligji anti-Sali”/ Ngjela: Politika do sjellë përplasje, ja disfavoret e Ramës

I ftuar në studio ditën e sotme ishte avokati i njohur, Spartak Ngjala, i cili ka komentuar dhe nisien e sesionit të ri parlamentar në vend. Sipas Ngjelës, ditën e sotme do votohet ligji “anti-Sali” duke iu referuar ligjit për ndalimin e kandidimit të personave që kanë lidhje me regjimin komunist, i propozuar nga mazhoranca.

“Sot është ligji anti-Sali sot. Ai është i vetmi që e pëson nga ligji, është non grata. Meta ka mbrojtje, ky s’ka mbrojtje. Ka mbrojtje kur unë mund të të mbroj në gjykatë, kur je kapur në flagrancë nuk ke mbrojtje. Është me vendim të formës së prerë sepse nuk e ankimi non-gratën. Kush është non grata në Amerikë nuk mund të jetë deputet.”- tha Ngjela.

Sa i përket sesionit të ri politik, Ngjela tha se do ketë përplasje, ndërsa shtoi se me përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga parlamenti do ketë disfavor dhe për Edi Ramën, pasi sipas tij për sa kohë Berisha është pjesë e Partisë Demokratike, e djathta nuk do jetë në pushtet.

“Do të ketë përplasje. Ka dhe Rama disa disfavore. Eliminimi i Saliut e kthen PD-në në pushtet. Saliu e mban PD-në jashtë pushtetit. Rama është me Saliun që PD të mos kthehet në pushtet. Saliu është non grata në Amerikë dhe ligji e përjashton. Saliu nuk e kupton që e dëmton PDF-në. Duke qenë ai kryetar i PD nuk vjen dot në pushtet. Nuk ka vota edhe po u bashkua me Metën. Është non grata në Amerikë, shqiptarët nuk e votojnë. Do dalë ambasadorja amerikanë do thotë është non grata. Saliu nuk heq dorë sepse do të krijojë tension shoqëror edhe pse e di se nuk merr vota.”- deklaroi Ngjela.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT