“Po përgatisin grusht shteti në Shqipëri si në ’98″/ Paralajmërimi i Brahos për Berishën dhe Metën: Ja kush u jep urdhra për destabilizimin e vendit

Ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtarë, njëherësh ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho, ka bërë dje disa deklarata të forta rreth trazirave të vitit të mbrapshtë 1997, ndërsa ka paralajmëruar për një grusht të mundshëm shteti këtë vjeshtë, referuar thirrjeve të ish-kryeministri Sali Berisha për revolta, me qëllim rrëzimin e qeverisë “Rama 3”. Në një intervistë për gazetën “SOT”, zoti Braho është kthyer pas në kohë, teksa shprehet se autori kryesor i trazirave të vitit 1997 dhe madje shumë të këqijave që kanë ndodhur në Shqipëri, është ish-kryeministri Berisha, aso kohe President. Por Braho ka shkuar më tej, kur thotë se Berisha po përgatitet për grusht shteti gjatë ditëve në vijim. Ai thotë se kështu po vjen një tragjedi e re dhe e pariparueshme për vendin.

-Zoti Braho, disa intervista të tuat që gazeta “SOT” ka botuar pak ditë më parë, ku ju keni cekur edhe pjesë nga libri juaj “Masakroni Servet Pëllumbin” kanë ngjallur interes. Kështu që më lejoni t’ju pyes, pse po këmbëngulni aq shumë në ato ngjarje dhe pse sipas jush, arktiket i shumë krimeve që kanë ndodhur në Shqipërinë e pas viteve ’90, është Sali Berisha?

Fare thjesht. Viti i zi 1997 është një nga faqet më të zeza të historisë së shtetit shqiptar gjatë më shumë se një shekulli. Ne fituam një luftë botërore antifashiste e cila për hir të vërtetës i solli më pak dëme Shqipërisë nga ato që na solli viti 1997. Dhe ’97-n për fatin e keq e bëmë vetë, apo më saktë na e bënë ca shqiptarë antishqiptarë. Që këmbëngul në faktet e atij viti arsyeja është shumë e thjeshtë: autorët e atij krimi të përbindshëm nuk u ndëshkuan asnjëherë, as në atë kohë dhe as në vitet që erdhën më pas, për shkak të kompromiseve politike.

-Për kë e keni fjalën konkretisht?

Ua kam thënë dhe herë të tjera: krimi i 97-ës ka shumë autorë. Disa prej tyre si Gazidedja, Zhulali, Adem Çopani e ndonjë tjetër kanë vdekur. Por koka e krimit ka qenë dhe mbetet Sali Berisha, ish-president në atë kohë. Ai është ideatori i asaj gjëme të paimagjinueshme. Pavarësisht se faktet ndaj këtij personi janë të shumta, çuditërisht ai nuk është dënuar asnjëherë. Ky fakt atë e ka trimëruar dhe ai përgatitet t’i shkaktojë gjëma të reja këtij vendi dhe këtij populli… Kjo më shtyn të flas, të dëshmoj dhe të akuzoj. Ju kujtohet besoj se si mbyllet drama e famshme e Bertolt Brehtit ‘Arturo Ui’, që personifikon Hitlerin dhe krimet e tij në Luftën e Dytë Botërore: Barku që e polli (atë monstër, pra Hitlerin) ende nuk është shterpëzuar. E unë mendoj se barku që polli 97-n nuk është shterpëzuar. Monstrat i kemi rreth e rrotull, të gatshëm ta mbysin sërish në gjak Shqipërinë dhe t’i vënë flakën si njëzet e ca vite më parë. Barku që e polli neofashistin Sali Berisha nuk është shterpëzuar. Përkundrazi livadhi i Berishës është i mbushur plot me humus dhe bishat kanë harbuar si asnjëherë dhe janë harbuar. Kanë marrë zemër nga mefshtësia e shtetit dhe mosveprimi i organeve të drejtësisë dhe janë bërë më shumë agresivë… I kini dëgjuar thirrjet luftënxitëse të Sali Berishës? Si mund të heshtet përpara kësaj mostre?

–Shiko, ka një kakofoni dhe shumë lexues të gazetës “SOT” dhe më gjerë madje, me të drejtë pyesin se a ka shumë fakte Spartak Braho? Pra sa do të vazhdojë kjo histori dhe kur iu do i bëni publike faktet dhe provat që keni në “çantën e zezë”?

fatale për opozitën, apo jo?

Kjo është e vërtetë. Po Sali Berisha nuk i njeh rregullat dhe është i paparashikueshëm në të keqen e tij. Viktor Hygoi ka thënë se: “Për sa kohë tirani merr frymë, liria e ka lakun në fyt”. Nuk them ta varin Berishën, por ta gjykojnë. Ne si vend demokratik duhet të ecim me ligje, me drejtësi, por nuk duhet të falim. Falja e kriminelëve është atentati më i madh kundër demokracisë. Këtë duhet të kenë parasysh ndërkombëtarët. Po shpresuam se do të ngrihen komisione hetimore parlamentare për ngjarjet që mund të ndodhin, e kemi të humbur davanë. Këtë kërkon me ngulm Sali Berisha dhe kamikazët e tij. Është si puna e komisioneve për 97-n apo grushtin e shtetit të 98-s, të cilat rezultuan në zero. Unë si ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë, si ish-deputet, si politikan dhe si qytetar kam detyrë të paralajmëroj. Unë kam treguar me gisht kokën e krimit të 97-s dhe të 98-s dhe nuk do të më falej po të mos shprehem hapur për gjithçka mund të ndodhë. Gjuha që po përdor si Berisha, ashtu dhe Meta nuk parashikon asgjë të mirë.

– Me sa di, pas ngjarjeve të grusht-shtetit të vitit 1998 është kërkuar heqja e imunitetit të Sali Berishës. Pse nuk veproi drejtësia në atë kohë?

Kjo është e vërtetë. Më 18 shtator 1998 Parlamenti, në bazë të një kërkese të komisionit hetimor parlamentar që kryesoja unë, votoi në shumicë dërrmuese pro heqjes së imunitetit të Berishës. Nga 113 deputetë që morën pjesë në votim, votuan pro heqjes së imunitetit 108 deputetë. Dhe ishte një votim i fshehtë. Ndër ata që votuan pro ishin edhe deputetët Luan Rama dhe Nikoll Lesi. Pse nuk veproi drejtësia?, pyesni ju. Më duket se e kemi sqaruar edhe njëherë këtë çështje. Nuk u interesonte udhëheqjes socialiste të asaj kohe që ta arrestonte Berishën dhe të ndëshkonte kriminelët. Eh, pushteti është i ëmbël dhe ka favore. Mirëpo kështu nuk mund të ecet pafundësisht…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT