Prishja e pishinave pa leje të Irfanit, Meta i del sërish në krah: Sulm terrorist i Edi Ramës

Ilir Meta vijon të dal në mbrojtje të ndërtimeve pa leje që janë bërë tek Hotel “Prestige” në Golem, nga ana e biznesmenit Irfan Hysenbelliu.
Meta ka dal në krah të biznesmenit i cili pavarasisht se ka ndërtuar pa leje dhe po prishen nga IKMT, ai e ka cilësuar këtë si akt terrorist.
“Ky është një akt terrorist. Tregues i tmerrit që Edi Rama ka nga mediat. Është një hakmarrje e qartë për vijën editoriale ndaj këtyre mediave.
Është një tjetër rekord i dhunës që vetëm do përkeqësojë imazhin e vendit. Është edhe një rritje për të gjithë qytetarët që të shporrim sa më parë një regjim banditesk që dhunon pronën dhe bën shantazh ndaj pronës në kulmin e sezonit turistik.
Tregon shumë qartë se liria e sipërmarrjes është shumë e kërcënuar dhe të gjithë duhet të bashkohemi për të fituar lirinë dhe garancitë kushtetuese e që mbrojnë atë në çdo aspekt”, tha Meta