200 pjesëtarë të Policisë së Kosovës në aksionin në Veri, ja momenti (VIDEO)

200 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë pjesëmarrës në aksionin i cili aktualisht është duke u zhvilluar në Veri të Mitrovicës.

Klan Kosova është duke përcjellur nga afër këtë ngjarje dhe gazetari Besnik Tahiri bashkë me operatorin Arben Kajtazi kanë kapur këtë moment të të shtënave me armë zjarri nga ky operacion policor.

Katër polic janë plagosur gjatë aksionit në Veri e Jug të Mitrovicës.

“Për momentin katër policë janë të plagosur por që janë jashtë rrezikut për jetë. Tre prej tyre janë duke u trajtuar në Emergjencë dhe njëri në Kirurgji”, tha Mustafa.

Për më shumë detaje ja disa pamje më poshtë:

Shikoni pamjet e siguruara nga Indeksonline, momenti kur forcat policore largojnë një kamion:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT