VIDEO/ Si një shqiptare e vërtetë, Rita Ora “përvesh mëngët” dhe hap petë: Shpresoj që e bëra mamin krenare!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka vizituar sot “Shtëpinë e Ngjyrave”, qendrën komunitare në Tiranë.

Kjo vizitë u shoqërua me një sërë aktivitetesh ku një prej tyre ishte ku Rita bashkë me fëmijët dhe të gjithë pjesëmarrësit lanë gjurmët e duarve dhe firmat e tyre në një mur të bardhë, në mbështetje të shërbimeve të mbrojtjes së fëmijëve dhe luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe punës së detyrueshme të fëmijëve.

Mirëpo, si një vajzë e vërtetë shqiptare Rita në këtë vizitë ka “përveshur” mëngët dhe ka gatuar pite.

Këtë moment e ka ndarë vetë ajo në “Instagram”, ku krah videos ku shfaqet duke hapur petën, shkruan: Shpresoj që e bëra mamin krenare!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT