Kryemadhi: Qytetarëve u dhanë njerëz të rinj por nuk i donin, përkrahën sërish Metën dhe Berishën

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, mbrëmjen e sotme njëjtë si krerët e partive opozitare ka paralajmëruar një shtator të nxehtë.
Për të gjitha polemikat mbi rikostruksionin e opozitës me figura të vjetra politike, Kryemadhi u shpreh se qytetarëve u dhanë njerëz të rinj, mirëpo përkrahja e tyre shkoi për Ilir Metën dhe Sali Berishën.
Kryemadhi theksoi se Meta ka qenë gjithmonë mjaft i domosdoshëm për ish-LSI dhe tani për Partinë e Lirisë dhe vazhdimësia e tij në politikë është gjithashtu mjaft domosdoshme.
“Mendoj se shtatori do të unifikojë shumë gjëra të përbashkëta.
Ka një problem, nuk është Edi Rama se më kë rikostrukturohet opozita,por janë qytetarët. Qytetarëve u dhanë njerëz të rinj por nuk i përkrahën, por shkuan të përkrahin Metën dhe Berishën.
Në politikë ndonjëherë duam ti largojmë njerëzit se janë të vjetër, por sjellim ëkta të rinj që janë 100 herë më të këqij se të vjetrit. Qoftë në pragmatizmin kur sheshin kauzat politike për interesat personale, apo dhe ëor mendimin sipërfaqësor për ngritjen e problematikave që ata kanë. Kthimi i Sali Berishës e ktheu vetë PD edhe po të mos besojmë Kuvendin e 11 dhjetorit shkojmë te vota e 6 marsit.
Më pas për tu kthyer te zoti Meta, sado të duam ta minimizojmë, ta krijojmë atë ndjenjën e pavarësisë, roli i tij te ish LSI dhe te PL, është i domosdoshëm dhe ne e kishim të domosdoshme. Vazhdimësia e Ilir Metës në politikë është e domosdoshme”, tha Kryemadhi.