Lajmi i mirë në 6 vjetorin e shenjtërimit/ Vatikani prodhon monedhën në Euro me portretin e Nënë Terezës

Portreti i shenjtores shqiptare, Nënë Tereza, fiksohet në monedhën Euro.
Në 6-vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Vatikani do ta kujtojë shenjtoren shqiptare me një monedhë të veçantë. Selia e Shenjtë do të nxjerrë monedhën me vlerë 2 euro, që mban portretin e Nënë Terezës.
Sot bëhen 25 vite nga ndarja nga jeta e Nënë Terezës dhe 6 vite nga shenjtërimi i saj.
