“Erdhi i dehur dhe kërkoi borxhin”/ 53-vjeçari grek tregon si vrau biznesmenin shqiptar në Rodos: I vura litarin në qafë dhe…

Një 53-vjeçar grek është identifikuar tashmë si autori i vrasjes së biznesmenit shqiptar Xhani Topalli, në ishullin e Rodosit.
53-vjeçari u arrestua pas gjetjes së trupit të Topallit, i cili ishte deklaruar i zhdukur nga familjarët e tij që prej 28 gushtit.
Mediat greke raportojnë se 53-vjeçari është takuar me ndërtuesin shqiptar në vitin 2014 dhe kishin një partneritet. Në vitin 2019, 46-vjeçari ka marrë përsipër rinovimin e hotelit të autorit të dyshuar, duke rezultuar në një borxh rreth 75 mijë euro.
Mbrëmjen e së dielës, viktima ka shkuar në hotelin e 53-vjeçarit për ti kërkuar borxhin. Autori pretendon se biznesmeni po i bënte presion për kthimin e lekëve dhe se i kishte shkuar shumë herë në hotel nën efektin e alkoolit duke i shkaktuar shqetësim. Mbrëmjen e krimit, siç pretendon 53-vjeçari, autori ka shkuar i dehur në hotel dhe e ka sulmuar atë, e më pas djalin e tij.
“Dola para për të mbrojtur djalin tim nga goditjet e tij dhe kështu nisi sherri mes nesh. I shtyrë nga instinktet, mora një litar dhe ia shtrëngova viktimës në qafë për ta neutralizuar, e shtriva në dysheme dhe ndërroi jetë. Më pas, së bashku me djalin i kam hedhur rrobat e viktimës dhe trupin e kam hedhur në një rrugë të shkretë”, pretendon autori, sipas medies greke.