Shkarkimi me bujë i Gledis Nanos, emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit (Emri)

Pas shkarkimit të Gledis Nanos, është emëruar sot edhe drejtori i ri i Policisë së Shtetit.
Ai është Muhamet Rrumbullaku. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, përmes një konference për mediat.
Kujtojmë se Nano u shkarkua me arsyetimin e mospërmbushjes së objektivave në pozicionin që mbante.
“Rrumbullaku mban gradën e drejtuesit të parë në piramidën e policisë së shtetit dhe plotëson të gjitha kushtet për të qenë drejtori i përgjothshëm i policisë së shtetit”, tha Çuçi.