Mazniku: Tirana të bashkohet me Vorën dhe Kamzën / Ironizon Çupi: Ju mbase doni bashkimin edhe me Romën

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku, në Komisionin e Reformës Territoriale, është shprehur se Bashkia e Tiranës duhet të ishte bashkuar me Bashkinë e Vorës dhe Kamzës.

Maznikut i është përgjigjur me ironi dhe deputetja e PD-së Dhurata Çupi, duke i thënë që të merrnin edhe Romën.

Pjesë nga debati:

Arbjan Mazniku: Nuk mund të mos thuhet se reforma ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm. Ne jetojmë në Tiranë, mjafton të shikohet se si ka ndryshuar jeta e qytetarëve. Bashkia Tiranë i ka shlyer borxhet ish-komunave. Që do të thotë që menaxhimi financiar ka qenë efektiv. Për mua nuk ka arsye pse Tirana mos të ishte bashkuar edhe me Vorën dhe me Kamzën.

Dhurata Çupi: Ju mbase doni bashkimin edhe me Romen

Anila Denaj: Kukësin edhe mundet zoti Mëziu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT