Një tjetër deputet gjerman: Jo shtyrjes së zgjedhjeve më 30 qershor

Dy deputetët Johann David Wadephul, nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU në Parlamentin Gjerman dhe njëherësh kreu i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor si dhe Christian Schmidt, nga CSU, reporter për Shqipërinë në Komisionin e Punëve të Jashtme, shprehën shqetësimin lidhur me situatën në Shqipëri.

Në deklaratën e tyre të përbashkët për “Deutsche Welle”-n,  ata u ndalën edhe në mundësinë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve vendore. Mark Hauptmann, deputet në Parlamentin Gjerman komentoi:

“Është e vërtetë se po ndjekim me shumë shqetësim krizën e brendshme në Shqipëri. Për hir të së ardhmes Europiane të Shqipërisë, duhet të zhvillohet dialog midis qeverisë dhe opozitës, si dhe të dyja palët duhet t’i qasen njëra-tjetrës duke qenë të gatshme për kompromis për të mirën e stabilitetit demokratik.

Nuk është e zakonshme për ne të ndërhyjmë në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Si grup parlamentar, ne nuk kemi të drejtë të kërkojmë shtyrjen e zgjedhjeve në një shtet të pavarur.

De facto, kjo do të mund të konsiderohej si një kërkesë për të ndryshuar Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjin zgjedhor të vendit. Si pasojë do të lindnin pyetje mbi sovranitetin e një shteti të huaj. Stabiliteti demokratik po ashtu përfshin detyrimin për të respektuar rregullat e legjislacionit ndërkombëtar.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT